Reja me “dhimbje koke”, Shqipëria pa mbrojtje në prag të Ligës së Kombeve! Tremb edhe… Manaj

Shtohen “dhimbjet e kokës” për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja, në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, që Shqipëria do të zhvillojë në muajin shtator.

reja

Pas Bërat Gjimshitit dhe Kastriot Dermakut, mbrëmjen e sotme pësoi një tërheqje në kofshën e majtë edhe Marash Kumbulla, duke lënë kështu zbuluar mbrojtjen e Kombëtares, që për momentin nga treshja e qendrës i vetmi titullar i disponueshëm është Ismajli.

bandicam 2022-08-30 21-13-59-468

Shqipëria do të zbresë në fushë më 24 shtator, në duelin e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, teksa më 27 shtator do të luajë në “Air Albania” ndaj Islandës. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet deri atëherë.

Në infermieri përveç mbrojtësve, së fundmi ka përfunduar edhe Rei Manaj, që ka pësuar një dëmtim dhe nuk ishte i disponueshëm për skuadrën e Uatfordit mbrëmjen e sotme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook