Xhama të bërë shoshë nga plumbat, 17 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, pamjet nga lokali ku u ndodhi masakra mbrëmë në Tiranë

Whatsapp Image 2023 03 13 At 08.40.55 (2)

Pamjet që shihni tregojmë lokalin që u bë mbrëmë skenë krimi, pasi persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash dhe për pasojë 1 grua humbi jetën dhe u plagosën 5 të tjerë.

Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ndërsa lokali ishte në pronësi të Fatjon Muratit, personazh i botës së errët të krimit.

Gazetari Igli Çelmeta ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa bëri dhe një përshkrim të dinamikës së atentatit. Në pamje shihen se si janë thyer xhamat e lokalit, ku u qëlluan me armë dhe klinetë që kishin shkuar të pinin kafe. Ndërkohë në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja.

E vrarë nga sulmi me armë mbeti Mimoza Paja, dhe u plagosën Sehat Murati dhe Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×