Tashmë është zyrtare, gjigantët e PSG-së kanë nënshkruar me Fabian Ruiz nga Napoli në një marrëveshje me vlerë 21.5 milionë euro plus bonuset.
Ka qenë vetë skuadra e Ligës 1 që njoftoi transferimin e spanjollit. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë të lidhur me klubin francez deri në qershor 2027.
Fabian Ruiz ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe kishte refuzuar zgjatjen e marrëveshjes, kështu që u desh të shitet këtë verë për të mos e humbur falas.
Le Paris Saint-Germain est heureux d’annoncer la signature de Fabián Ruiz pour les cinq prochaines saisons. ✍️
Le milieu de terrain international espagnol est lié au club parisien jusqu’au 30 juin 2027. 🔴🔵#WelcomeFabián
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 30, 2022
26-vjeçari spanjoll u transferua nga Real Betis te Napoli në korrik 2018 për 30 milionë euro, një lëvizje e kërkua nga trajneri i atëhershëm Karlo Ançeloti. Fabian Ruiz bëri 166 paraqitje për Napolin, duke kontribuar me 22 gola dhe 15 asistime.
Arena e Lajmit
