Atentati në Tiranë/ Gazetarja Lala: Përplasja e grupeve kriminale i mori jetën një gruaje të pafajshme! Ish-zyrtari i Policisë: Fatjon Murati nuk është i pari që del nga burgu

Lala

Atentati në lokalin e Fation Muratit, mik i Endrit Dokles tronditi kryeqytetin. Pesë persona mbetën të plagosur dhe një grua u vra gabimisht gjatë të shtënave me breshëri kallashnikov.

Në studion e “News24” gazetarja Klodian Lala u shpreh se ngjarja e ndodhur është e rëndë, ndërsa shtoi se objektivi ka qenë i qartë për atentatorët.

“Ngjarja është e rëndë dhe nuk ka kursyer as fëmijë dhe as gruan. Mimoza Paja punonte për të sigurua bukën e gojës. Shteti policia nuk e mbrojti dot atë zonjë që të ishte gjallë. Bëhet fjalë për dy atentatorë, një kamera në distancë ka filmuar momentin kur dy persona të armatosur dalin dhe qëllojnë me breshëri dhe më pas largohen me një makinë që rezultoi të ishte e vjedhur,. makina ka lëvizur qetësisht edhe pse do të duhet të ngriheshin postblloqe të shumtë. Kanë qëlluar për të vrarë sa më shumë të munden. Objektivin e kanë pasur të qartë sepse në atë lokal qëndronte familja Murati dhe për shkak të problemeve që kishte Fation Murati, thuajse kishte pak persona që vinin nga jashtë në atë lokal. Murati ishte një person i skeduar për krime të rënda. ndodhej në arrest shtëpie dhe një person me rekorde kaq të theksuar kriminal kishte arritur të dilte,. Sulmi ishte përqendrua tek tavolina ku ishte ulur vëllai i Fation Murati që kishte pak ditë që ishte kthyer në vend. Mesa duket autorët kanë pasur këtë informacion. Zgjodhën të qëllonin mbi njerëzit e afërt të familjes.

Ish-zyrtari i Lartë i Policisë, Fatjon Softa deklaroi: Personat me shkallë të lartë rrezikshmërie duhet të mbahen në mbikëqyrje. Nuk është i pari që del nga arrest në burg dhe arrest shtëpie dhe madje bredhin nëpër qytet dhe kjo është një dobësi i këtij sistemi. Nëse do të ketë kontrolle e vëzhgime patjetër do të ketë mundësi edhe të paralajmërohet. Zona po ashtu është e populluar, rruga është problematike, por aty ka edhe strehim të personave me probleme. Qëllohet në mënyrë masive në mes të zonës, pas pasur frikë që mund të ndalohen nga policia.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×