Do të marrë numrin e Balajt, sulmuesi shqiptar befason me të ardhmen/ Transferohet tek skuadra e…

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti do të vazhdojë karrierën në futbollin austriak, teksa ditën e sotme është transferuar te Shtrumi i Gracit, në formë huazimi me të drejtë blerje. Kartoni i 25-vjeçarit është në pronësi të Sëlltikut, ndërkohë që Ajeti do të mbajë fanellën me numrin 9.

AJETI

Vlen të theksohet fakti se kjo fanellë në të shkuarën është mbajtur nga Bekim Balaj. Shkodrani ka qenë pjesë e Shtrum Grac, në sezonet 2019-2021, ku u aktivizua 57 ndeshje duke shënuar 9 gola.

Për sa i përket Ajetit, qendërsulmuesi ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ku numëron edhe 11 ndeshje ndërkombëtare me fanellën helvetike. Sulmuesi është një produkt i akademisë së Bazelit, teksa në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e St Gallen, Augsburg, Uest Hem dhe së fundmi Sëlltik.

Shpërthimin Ajeti e pati pikërisht te Bazeli, ku luajti 58 ndeshje dhe shënoi 29 gola. Me fanellën e Sëlltikut, 25-vjeçari u aktivizua 27 ndeshje dhe shënoi 8 gola.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×