Kardinale kërkon një panoramë hollivudiane, merr si aksionerë te Milani LeBron Xhejms dhe Drake

“Main Street Advisors” do t’i shtojë Milanit edhe pak panoramë hollivudiane, duke qenë se pjesë e tij janë shumë yje të sferave të ndryshme, që investojnë dhe tashmë janë shndërruar në partnerë vërtet të fortë.

MILAN

Një prej tyre është ylli i NBA-së, rekordmeni i të gjitha kohërave në basketbollin amerikan, LeBron Xhejms. Fenomeni i Los Anxheles Lejkërs do të jetë një prej aksionarëve të rinj të Milanit pas hedhjes së firmave, por së bashku me të, pak muzikë “Hip Hop” nga ana e Drakes nuk do të bëjë aspak keq, ndonëse ky i fundit njihet se është një tifoz i Juventusit, aq sa nuk ka nguruar që bluzën e “Zonjës së Vjetër” ta veshë edhe në videoklipet e tij.

drake lebron

Një tjetër fat për Milanin është se përveç se presidenti Xherri Kardinale është një figurë që njihet si një prej investiorëve më seriozë në sport, në Amerikë, duke hapur edhe kanalin sportiv në provincë, të dedikuar Nju Jork Jenkive, “YES Network”, Lebron Xhejms dhe aksionarët e tjerë të “Main Street Advisors” janë të lidhur fort me futbollin, aq sa basketbollisti ka në pronësi edhe 2 për qind të aksioneve të Liverpulit.

Edhe Nju Jork Jenkit bëhen shumë serioze kur bëhet fjalë për futbollin, pasi është aksionar me 20 për qind të kuotave të skuadrës së Nju Jork Sitit, simotrës së Mançester Sitit dhe një morie të tjerë klubesh që grupit “City Football Group” ka bërë të vetin në të gjithë botën.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×