Nuk do të luajë me Fabregas, mesfushori shqiptar largohet nga Komo drejt klubit tjetër italian

Elvis Kabashi duket se nuk ia ka dalë që të shfrytëzojë rastin e mirë që iu dha për të treguar veten në Serinë B. Mesfushori shqiptar firmosi në verën e kaluar te Komo dhe pritej që më në fund të ishte protagonist në futbollin e rëndësishëm.

ELVIS KABASHI 1

Por shqiptari i cili disa vite më parë la kombëtaren U21 me shpresën se do të grumbullohej nga Italia, do të bëjë prapakthehu në Serinë C. Lojtari kishte kontratë me Komon edhe për këtë sezon dhe do të kishte pasur mundësinë që të luante përkrah një emri si Cesk Fabregas, i cili është transferuar te skuadra italiane.

Megjithatë, klubi nuk e kishte në plane Kabashin e kësisoj, i është këshilluar që të gjejë sistemim tjetër nëse dëshironte të luante. ashtu ka ndodhur dhe Kabashi ka firmosur me klubin e Rexhianës në Serinë C. Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur për një sezon me këtë klub, duke shpresuar që të kthehet në Serinë B me këtë skuadër.

Arena e Lajmit


Nuk do të luajë me Fabregas, mesfushori shqiptar largohet nga Komo drejt klubit tjetër italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook