“Nuk më heq dot shërbëtori i Ramës”, Spaho në Kuvend: S’më ka zgjedhur Alibeaj, por zgjedhësit. Nikolla i heq të drejtën e fjalës

Spaho Ne Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit foli për përjashtimin e disa prej deputetëve nga grupi parlamentar i PD.

Ai kërkon llogari se pse është përjashtuar si deputet i Partisë Demokratike, ndërsa tha se nuk është zgjedhur nga Enkelejd Alibeaj, por nga zgjedhësit.

“Ju jam drejtuar dhe më parë se pse me klasifikoni në grupin e deputetëve të pavarur. Më thoni nenin e rregullores përkatëse për dokumentin që keni marrë përsipër që të na klasifikoni si të pavarur. Me formimin që kam arrij të kuptoj që vendimmarrja më takon mua dhe unë e kam bërë në shtator ku kam zgjedhur të jem deputet i PD. Pse? Nuk më ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por zgjedhësit. Si rrjedhojë nuk ka asnjë të drejtë shërbëtori i Ramës të më heqë”, u shpreh Spaho në Kuvend.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×