Abdu Dialo pritet të jetë futbollisti më i ri i Lajpcigut në Bundesligë. Siç raporto “L’Equipe”, mbrojtësi nga Senegali ka zgjedhur të rikthehet dhe njëherë në Gjermani, ku më parë ka luajtur për Borusian e Dortmundit.

Prej kohësh ai ishte një nga objektivat e Milanit këtë merkato, por kuqezinjtë hoqën dorë në momentin kur nuk po arrihej një akord mes klubeve.
Kristof Galtier nuk e ka në planet e tij senegalezin, kështu e ka lënë jashtë listës së skuadrës dhe për këtë arsye, transferimi i tij drejt Lajpcigut është më i mundur se kurrë.
Arena e Lajmit
and then