
Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend nuk ka lënë pa përmendur problemin me financimin e start up-eve, të cilat shpesh nuk shkojnë tek të rinjtë e talentuar.
Ajo u shpreh se me këto fonde abuzohet dhe se ata që i përfitojnë janë ” miq e shokë të partisë”.
“FSHZH ka një anëtar në komision që jep dhe fiton grantet. Një konflikt i hapur interes. Është ky fondacion dhe dy CEO që janë anëtarët e bordit të fondacionit që do të menaxhojë për 10 vjet Butrintin. Nuk pres të ketë menaxhim të ndryshëm për Butrintin.
Ky është shqetësim i madh. Edhe për fondet që janë abuzuar dhe për trashëgiminë kulture. Ministrja këtu tha se i kanë kthyer përgjigje emisionit. Ende sot qoftë publiku apo emisioni nuk ka të dhëna se kush janë përfituesit e fondeve. Pse janë klasifikuar si start up.
Rasti tjetër ishte kur e merr djali i kryetarit të FSHZH. Rasti tjetër ishte kur e merrni babë e bir dy start- upe të ndryshme në të njëjtën hapësirë. Abuzim me fondet publike dhe paratë që ishin të destinuara për rininë. I jepni me miq dhe shokët e partisë. Dhe në fund pastaj shpresa humb, të rinjtë marrin gomonet”, tha ajo.
Arena e Lajmit