Trajneri Çela “fërkon duart”/ Kastrioti më i plotë, gati formacioni ideal në Kukës

Afrimet e fundit dhe pika e parë e marrë për këtë kampionat në javën e dytë ndaj Erzenit, kanë shtuar besimin te Kastrioti se vazhdimësia do të jetë edhe më pozitive. Skuadra krutane është kompletuar tashmë dhe ndoshta deri në orët e fundit të merkatos mund të pritet ndonjë goditje surprizë.

Kastrioti stervitje

Trajneri Emiljano Çela mbeti i kënaqur nga reagimi i ekipit në javën e dytë, ndërkohë që tashmë në transfertën me Kukësin të shtunën, pritet të hedhë në fushë formacionin ideal, pasi edhe alternativat i ka më të mëdha. Deri më tani janë bërë pjesë e skuadrës nga merkatoja e verës lojtarë si Zajsar Arapi, Kevin Aliaj, Millosh Stojanoviç, Franc Marinaj, Livio Malaj, Xhuljo Mehmeti, Martin Prenkoçeviç, Gabriel Morbek, Abjel Bejzade dhe Aron Kaçinari.

Nga sulmuesi brazilian, Morbek, pritet shumë. Ai debutoi ndaj Erzenit, duke u futur si zëvendësues, ndërsa gjasat janë që në Kukës ta nisë nga minuta e parë. Nga afrimet e verës nuk kanë debutuar ende Marinaj, Aliaj,Bejzade dhe Kaçinari, teksa presin të kenë hapësirë në javët në vijim.

B.BALLIU – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×