VIDEO/ Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina bien në kanal, 3 të plagosur

D58bb2d9 13b2 4cc5 8159 4f8e3cfe8a68

Një aksident tjetër ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet në të cilin udhëtonin tre persona, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur 3 persona të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16: 17, në autostradë Fier-Vlorë, shtetasi G. A., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar 3 pasagjerët shtetasit Q. A, N. A, dhe V. A., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×