VIDEO/ “Përbindëshi” Erling Haland nuk njeh limite, i shënon  3 gola në pjesën e parë Notingham Forestit

“Përbindëshi” Erling Haland nuk njeh limite! Norvegjezi vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij te Mançester Sitit. Bomberi 22-vjeçar rrëmbeu sërish skenën mbrëmjen e sotme duke realizuar plot 3 gola në pjesën e parë në duelin ndaj Notingham Forestit.

haland2

Golin e parë Haland e realizoi në minutën e 12-të, ndërkohë që kompletoi tripletën në minutat 23 dhe 38-të. Shifra vërtet të frikshme për Haland, i cili në 5 ndeshje ka arritur të shënojë 9 gola si dhe ka dhuruar dhe 1 asist. Ndjekësi më i afërt i norvegjezit është Mitroviç me 5 gola.

GOLI I PARË I HALAND:

GOLI I DYTË I HALAND:

GOLI I TRETË I HALAND: 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×