“O ba, si nuk më prite?”, ish-ministri Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës: Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë

640 0 5b38f6eb1da24

Ndahet nga jeta babai Ish-ministrit Saimir Tahiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri, nëpërmjet një mesazhi prekës për humbjen e të atit, Bashkim Tahiri. Teksa ndodhet pas hekurave, ish-ministri ka shkruar një letër për ndarjen nga jeta të babait të tij.

LETRA:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua më bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×