Rikthimi i Ronaldos në Serinë A mbetet një çështje e hapur, Mendes studion planin e radhës për largimin e portugezit nga Junajtid

E ardhmja e Kristiano Ronaldos mbetet ende e gjitha për tu vendosur me sulmuesin portugez që ka si opsionin më të mundshëm një rikthim në Serinë A te Napoli.

ronaldo

Sipas raportimeve nga “Marca” kjo do të jetë pista e vetme ku do të përqendrohet agjenti i portugezit Zhorzh Mendes gjatë ditës së fundit të merkatos ku mbete ende e hapur mundësia e një huazimi të thjeshtë për Ronaldon pa përfshirjen në marrëveshje të sulmuesit Viktor Osimen.

Mendes po punon për këtë marrëveshje me Napolin që ka kërkuar nga Junajtid të paguajë pagën e plotë të Ronaldos gjatë huazimit të tij , hipotezë që për momentinë është përjashtuar nga ana e klubit anglez.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×