Alesandro Florenci është vetëm dëmtimi i fundit në radhët e Milanit. Mbrojtësi pësoi një tërheqje në minutat e fundit të takimit me Sasuolon. Shqetësimi në kofshën e majtë ka rezultuar i rëndë, ashtu siç edhe pritej.
32-vjeçari do të qëndrojë të paktën 6 javë larg fushave për shkak të tërheqjes muskulore në kofshën e majtë. Situata e tij do të monitorohet dhe kohët e rikuperimit mund të ndryshojnë. Nën vëzhgim janë edhe Rebiç me Origin.
Kroati pati probleme në shpinë ndërsa belgu të natyrës muskulore. Situatat e tyre janë në përmirësim, por përfshirja mes të grumbulluarve për derbin do të vendoset në orët në vijim. Aktualisht, Zhiru është e vetmja pykë në dispozicion të Piolit.
Arena e Lajmit
