“SPAK-u nuk ka vepruar për denoncimet kundër IKMT-së”, Tedi Blushi për shembjen e pallatit 2-katësh: Shteti ka rënë, veprohet pa pritur vendimet e gjykatës!

Tedi Blushi3

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në studion e “News24” foli për shembjen e pallatit pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, në rrugën “Margarita Tutulani”. Blushi tha se shteti ka rënë dhe se veprimet ndërmerren pa pritur vendime gjykate.

“Unë fola me disa familje që as orenditë shtëpiake nuk ua lejonin t’i nxirrnin jashtë, nuk e dinin se ku do të flinin sot. Pra kjo ishte pyetja esenciale, se ku do të flinin sot? Si mund të nxjerrësh banorët në rrugë të madhe pa dhënë asnjë arsye dhe u gjetur një strehë. Shteti duhet të ishte tek këta banorë sot për t’i ndihmuar, por shteti I nxjerr në rrugë të madhe, ky regjim fashist nuk ndalet. Kemi rastin tek Myslym Keta, të Astirit, të 5 majit.

Të mos harrojmë as Teatrin Kombëtar. Ky regjim në kohë paqe I dërgon policinë në shtëpi, nuk lejonte as ambulancën të hynte, tragjike, pashë burra e gra, të moshuar që qanin. Në prag të Krishtlindjes policia u troket në derë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë ndihmë”, tha Tedi Blushi.

Gjatë bisedës në studio, Blushi shtoi se shteti ligjor ka rënë.

“IKMT është kthyer në simbol të korrupsionit, një kamzhik ndëshkues jo vetëm ndaj qytetarëve të pambrojtur dhe apo edhe bizneseve prestigjioze si ‘Prestige Resort’. IKMT bashkë me policinë shkon te pallatet e banorëve pa pritur vendim gjykate. I shembin, grabisin dhe rrëmbejnë tokat e qytetarëve. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se ky fenomen së shpejti do të trokasë në tokat e të gjithë qytetarëve.”, tha ai. Ndër të tjera Tedi Blushi tha se opozita sot nuk shitet dhe nuk blihet.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×