Starti fantastik me Barcelonën, partneri i sulmit i thur elozhe Levandovskit: Është për “Topin e Artë”

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres u është përgjigjur rrufeshëm dhe me sinqeritet disa pyetjeve nga tiktokeri sportiv Adri Kontreras. Atij i janë bërë një sërë pyetjesh, duke nisur që nga merkatoja.

LEVANDOVSKI

“Nëse do të doja një lojtar të ri në skuadër, ai do të ishte Markos Alonso”, ka thënë Torres. Sa për “Topin e Artë”, ai ka zgjedhur shokun e ri në skuadër. “Do t’ia jepja Levandovskit, një sulmues i shkëlqyer”.

Torres ka folur dhe për të shkuarën e tij në Premier, me Sitin, duke u fokusuar te Liverpuli! “Salah është lojtari më i mirë në botë në krah, ndërsa ‘Anfield’ është stadiumi ku do të doja të luaja çdo ditë”, ka thënë sulmuesi i Barcelonës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×