U kapën me 260 kg drogë në Vlorë, dalin para Gjykatës “turistët” rumunë, trafiku për llogari të shqiptarëve

Capture

Katër shtetasit rumunë, dy meshkuj dhe dy femra, kanë mbërritur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për t’u njohur me masën e sigurisë. Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se këta shtetas do të mbrohen nga avokatë të caktuar kryesisht, ndërsa gjyqtare do të jetë Herila Çela, dhe prokuror Anton Pali.

Kujtojmë se rumunët u ndaluan nga blutë e Vlorës tre ditë më parë si rezultat i aksionit policor “Camper” në të cilin policia sekuestroi 260 kg lëndë narkotike, cannabis sativa.

Shtetasit rumunë u mbajtën në monitorim dhe u ndaluan në “Qafë Botë” nga policia, ndërsa transportonin me kamper lëndën narkotike me qëllim transportimin në Greqi.

Droga ishte e vendosur në vende të përshtatura në dy kamperat. Sipas informacioneve droga dyshohet të jetë furnizuar nga shtetas shqiptar. Të arrestuarit kamufloheshin si turistë për të bërë të mundur transportin e drogës, ndërsa merrnin me qira kampera luksoze për të transportuar lëndën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×