VIDEO/ Liverpuli i mposhti me një gol në shtesë, stoli i Njukasëll i përgjigjet me një… shishe

Liverpuli arriti një fitore të rëndësishme në mbrëmjen e djeshme përballë Njukasëll me rezultatin 2-1 ku golin e fitores e shënoi mesfushori Fabio Karvaljo në minutën e 98-të të sfidës.

345345

Goli solli festë te vendasit, por duket se nuk ka pasur të njëjtin efekt te skuadra mikë në të cilën një anëtar i stolit është filmuar duke hedhur një shishe në drejtim të stafit të Liverpulit në momentin e festimeve të golit.

Për ngjarjen ende nuk ka një prononcim nga Federata Angleze e cila pritet të marrë masa ndëshkimore në orët e ardhshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×