VIDEO/ Sulmuesi në pronësinë e Milanit nuk përmbahet, i shënon Napolit një supergol nga distanca

Napoli dhe Leçe kanë ndarë pikët, teksa mbrëmjen e djeshme takimi përfundoi në barazimin 1-1, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, e vlefshme për javën e 4-të të Serisë A italiane.

NA

Golat u realizuan nga Elijf Elmas në minutën e 27′ dhe më pas barazimi nga Leçe ka ardhur menjëherë në minutën e 31′ me Lorenco Kolombon.

Ka qenë pikërisht ky i fundit, i cili ka realizuar një “perlë” nga distanca.

Sulmuesi në pronësinë e Milanit, ka goditur menjëherë topin në drejtim të portës, duke shënuar me një “silurë” nga distanca.

Vlen të theksohet se 20-vjeçari i Leçes ka humbur edhe një penallti në momentin kur sfida ishte në shifrën e barabartë 0-0.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×