Berisha uron besimtarët: Këtë ditë lind shpresa! Urojmë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë më mirë

3fbea55c 9f4b 491b A4ea 94a936df08f3

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë. Në një video mesazh të publikuar në rrjete sociale, Berisha uron një ditë të bekuar për të gjithë.

Statusi:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë.

Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar! sb

3fbea55c 9f4b 491b A4ea 94a936df08f3

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×