E papritura e radhës, edhe kapiteni i kombëtares shqiptare ndalet për dëmtim

Situata e pazakontë me dëmtimet e futbollistëve të kombëtares shqiptare po vazhdon më ritme të frikshme. Seria e lojtarëve të ndalur për probleme të ndryshme vazhdon e rritet ditë pas dite, sa më shumë afrojnë datat e ndeshjeve të përfaqësueses në Ligën e Kombeve.

berisha

I radhës është ai i Etrit Berishës, i cili në mënyrë të papritur, është njoftuar se nuk do të jetë i gatshëm për sfidën mes Torinos dhe Atalantës që luhet sot. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka pësuar një dëmtim në gju ndaj është preferuar që të qëndrojë në Torino dhe të riaftësohet.

Raportohet gjithashtu se për momentin situata nuk është shqetësuese dhe Berisha mund të jetë i gatshëm që për ndeshjen e të hënës. Por një dëmtim i tilli gjithsesi dëmton shanset e tij për t’i marrë vendin Milinkoviç-Saviç në katërkëndorin e Torinos.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×