I shiti Mançester Junajtid sulmuesin për 100 milionë euro, trajneri i Ajaksit: Çmenduri, nuk vlen aq shumë!

Mançester Junajtid ka blerë pak ditë më parë nga Ajaksi sulmuesin brazilian Antoni, me të cilin shpreson që të kthejë fatet e sezonit. Por vetë trajneri i klubit që ia shiti, Alfred Shrojder, ka lënë të gjithë të çuditur me deklaratën e tij për lojtarin të cilin e drejtonte deri pak ditë më parë te Ajaksi.

antoni

“Është çmenduri se çfarë janë të gatshëm të paguajnë klubet për disa lojtarë! 115 milionë euro për Dembele, 100 milionë për Sanço, tani 100 milionë për Antoni. Këta lojtarë a vlejnë kaq shumë? Jo, por nëse dikush paguan kaq shumë duhet ta pranojmë “, tha ai.

Shumëkush në fakt u çudit nga kjo ofertë e Mançester Junajtid, pasi sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar vetëm 18 gola në 57 ndeshje Ajaksit që kur iu bashkua në verën e vitit 2020. Klubi holandez e bleu asokohe për rreth 20 milionë euro nga Sao Paulo dhe fitimi që ka regjistruar brenda dy vitesh është kolosal.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×