“Kina duket më e përfshirë në ndërtimin e negociatave”, ish-kryeministri italian: Vetëm Putini mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

213528927563a6e7812b6c7484533834 V4 Big

Ish-kryeministri italian, Mario Draghi ka deklaruar luftës në Ukrainë mund t’i japë fund vetëm presidenti rus Vladimir Putin.

Më tej u shpreh se Roma ka ofruar vazhdimisht mbështetje për Ukrainën së bashku me aleatët nga G7, Bashkimi Europian, dhe NATO.

“Perspektivat për paqen janë të vështira, megjithëse shumë gjëra kanë ndryshuar kohët e fundit, kanalet e komunikimit janë shumë më të hapura dhe Kina duket se është më e përfshirë në ndërtimin e negociatave. Megjithatë, Kremlini deri më tani ka treguar se nuk dëshiron paqe. Qeveria gjithmonë ka kërkuar paqe dhe është përpjekur të lehtësojë ndërmjetësimet e mundshme, por vetëm presidenti Putin mund t’i japë fund asaj gjakderdhjeje”, tha Draghi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×