Merr fund pritja! Interi zytarizon lojtarin që kërkonte me ngulm Inzagi por nuk e duan tifozët

Përforcimi i Interit në mbrojtje quhet Françesko Açerbi. Mbrojtësi është zyrtarizuar sot pasdite si pjesë e klubit zikaltër i cili ka depozituar kontratën e tij në Ligën e Futbollit.

inter

Ashtu siç pritej, kontrata e Açerbit do të jetë huazim nga Lacio, ku mbrojtësi nuk kishte më vend pas përplasjeve me tifozerinë e vet. Inzagi kishte kërkuar me ngulm futbollistin si përforcim në prapavijë dhe pavarësisht mëdyshjeve të Zhang, në fund drejtuesit e kanë bindur që të afrojnë këtë futbollist.

Zhang mbi të gjitha ishte i shqetësuar për faktin se tifozët e Interit nuk e duan Açerbin, pasi e cilësojnë atë si një tifoz të Milanit. Pakënaqësia edhe te tifozët e Lacios u rrit më shumë kur mbrojtësi u filmua duke qeshur në fund të sfidës së kampionatit të vitit të kaluar ku MIlani fitoi me një gol në fund të ndeshjes ndaj lacialëve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×