Ngjarje e rëndë! Sulmohen me armë zyrat e Federatës së Futbollit në Turqi, Altintop rrezikoi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Riva, në periferi të Stambollit, ku janë qëlluar me armë zjarri zyrat e Federatës së Futbollit turke gjatë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv.

altintop

Gjatë ditës, disa persona kanë goditur drejt godinës, me policin që raportoi se kishte 11 gëzhoja plumbash jashtë zyrave të institucionit dhe se 5 plumba kishin goditur ndërtesën. Nga mediat turke raportohet se plumbat kanë rrezikuar seriozisht jetën e Hamit Altintop, me një prej tyre që kishte kaluar mbi kokën e ish-futbollistit të njohur turk.

Policia kishte ndërhyrë dhe arrestuar personat e dyshuar ndërsa ka qenë vetë Ministri i Brendshëm i Turqisë ai i cili ka dhënë lajmin duke sqaruar se personat në fjalë kanë qenë në efektin e alkoolit ndaj kanë ndërmarrë këtë sulm të pakuptimtë ndaj zyrave të federatës. Megjithatë, po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme për këtë sulm të paprecedent.

Arena e Lajmit


Ngjarje e rëndë! Sulmohen me armë zyrat e Federatës së Futbollit në Turqi, Altintop rrezikoi jetën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook