Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 54-vjeçari në Shkodër

Shkoder1

Humb jetën 54-vjeçari Sh.D., në Shkodër,. Uniformat blu bëjnë me dije se 54-vjeçari ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

NJOFTIMI:

Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×