Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dalë me një reagim pas diskutimit publik që bëri Kryeministri, Edi Rama, lidhur me hapjen dhe lejimin e basteve “online”.

Braçe shkruan: “Marrëzia nuk ka fund”. Teksa thotë se të njëjtët njerëz që kanë marrë peng sportin po përdorin atë për bastet e tyre. “Nga ‘fundi i marrëzisë’ te ‘marrëzia pa fund’. Të njëjtët njerëz, të njëjtët udhëheqës, të njëjtët vendimmarrës. Por, edhe të njëjtët palaço që kanë marrë peng sportin, flasin në emër të sportit dhe përdorin sportin për bastet e tyre!”, shkruan Erion Braçe në një reagim të bërë në profilin e tij rrjetet sociale.
Ai shpreh kështu hapur kundërshtimin e tij për rikthimin e basteve e sportive, të cilat u ndaluan nga qeveria rreth katër vite më parë.
Arena e Lajmit
and then