Shitën vetëm Tirana dhe Bylisi, Partizani bleu brenda vendit/ Bilanci i merkatos së Superiores

Vetëm Tirana dhe Bylisi ia dolën të arkëtonin nga transferimet që bënë në këtë sesion të merkatos. Klubi bardheblu finalizoi një pazar fantastik me ukrainasit e Vorskla Polltavës, duke shitur tre titullarë: Enur Totre, Ardit Toli dhe Taulant Seferi. Nga i pari përfitoi rreth 300 mijë euro, ndërsa nga i dyti 120 mijë euro. Rekordin e shitjes e pati golashënuesi Seferi, teksa kartoni i tij vlejti 400 mijë euro dhe tashmë në total shkon në llogarinë e Tiranës shifra prej 820 mijë eurosh.

seferi

Natyrisht, kjo është një meritë e madhe e drejtorit sportiv, Tefik Osmani, i cili bashkë me presidentin Refik Halili, kanë ditur të bindin ukrainasit që të investojnë shifra të rëndësishme për realitetin shqiptar. Përveç kampionëve në fuqi, nga klubet e tjera të elitës, përfitoi prej shitjeve vetëm Bylisi i rikthyer këtë sezon në Superiore. Në ditën e fundit të merkatos ballshiotët zyrtarizuan transferimin e qendërmbrojtësit Marçelino Preka te Partizani, duke përfituar 60 mijë euro dhe njëkohësisht kanë ruajtur në masën 30 % pronësinë e kartonit të 19-vjeçarit.

“Pazar” në muajt e fundit bëri dhe Kukësi me klubin bjellorus, Shaktjor Soligorsk, duke huazuar me të drejtë blerjeje në fund të sezonit brazilianin Vitor Feizhao. Nga kjo përfitoi paraprakisht 50 mijë euro. Ndërsa klubi që ka treguar në këtë sesion të merkatos se ka potencial për të blerë kartonë të futbollistëve brenda vendit është Partizani. Përveç rastit të fundit të Prekës, presidenca e kuqe ka paguar rreth 55 milionë lekë të vjetër për të blerë sulmuesin ganez, Alfred Mensah, nga Skënderbeu.

Këtë shifër të kuqtë ia shlyejnë klubit korçar si tarifë kompensimi për vitet e qëndrimit të ganezit te Skënderbeu. Mensah u stërvit në Izrael disa javë, por në fund pronësinë e tij e mori Partizani. Ky sesion i merkatos nxori në pah një ulje jo të vogël buxhetit që kishin në dispozicion klubet për të bërë merkato. Situata financiare nuk është e mirë, edhe për faktin se në Kupat e Europës katër klubet tona nuk bënë atë pritej, duke marrë rezultate negative.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×