“Shprehim potencialin për zhvillimin e vrullshëm të bujqësisë”, Meta ndan fotot nga takimet me strukturat e PL-së: Dimali do fitojë vëmendjen e merituar

Ilirmetadimal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook i ka shprehur mirënjohjen ekipit drejtues të PL-së në Bashkinë Dimal për qëndresën e tyre dhe punën të cilën ai e ka cilësuar si me ‘plotë pasion’ për suksesin e kësaj force politike.

Meta shkroi se Bashkia e Dimalit do fitojë vëmendjen e merituar për të shprehur fuqishëm gjithë potencialin që ka për zhvillimin e vrullshëm të bujqësisë dhe agroturizmit!

Postimi i plotë:

Mirënjohje Shkëlqim Tafës dhe ekipit tonë drejtues të Bashkisë Dimal për qëndresën e tyre dhe punën plot pasion për suksesin e Partisë të Lirisë!

Me profesionistë të zotë si Shkëlqimi dhe me mbështetjen tonë, Bashkia e Dimalit do të fitojë vëmendjen e merituar për të shprehur fuqishëm gjithë potencialin që ka për zhvillimin e vrullshëm të bujqësisë dhe agroturizmit!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×