Ndeshjet e mesjavës për Interin dhe Milanin shërbyen për të nadhënë një sinjal të asaj që mund të na presë në derbin e së shtunës, pavarësisht se të gjithë e dimë se muzika në një sfidë të tillë ështëe paparashikueshme. Milani do të jetë pritës, duke shfrytëzuar stadiumin, që në këto javë të para të kampionatit ka rezultuar vendimtar, duke qenë se në dy transferta kampionët kanë lënë 4 pikë.
Nga ana tjetër, Interi reagoi pas humbjes me Lacion në mënyrën eduhur, duke u rikthyer te fitorja dhe duke hedhur pas krahëvedëmtimin e Lukakut, falë paraqitjes bindëse të repartit ofensiv.
ZIKALTRIT – Skuadra e Inzagit, edhe pse me një fitore bindëse, nuk i kaloi 90 minutat pa vuajtje. Aksionet sulmuese të kundërshtarëve e gjetën jo pak herë zbuluar mbrojtjen, një nga arsyet psetrajneri po këmbëngul për një mbrojtës tjetër qendre. Por thënëkëtë ama, zikaltrit treguan se edhe me Korrean e Xhekon në sulm, e pa dyshim edhe me Lautaron në pjesën e dytë, kanë përsëri njënga sulmet më të forta të kampionatit.
Ajo që ra në sy në 90minutat ndaj Kremonezes ishte mënyra si erdhën golat, dukeshfrytëzuar hapësirat e lëna nga kundërshtari, por edhe kundërsulmet, që nuk kanë qenë asnjëherë një pikë e fortë nën drejtimine Inzagit. Një super Barela dhe më pas edhe një finalizues gjakftohtë si Lautaro, ishin armët e shtuara të mbrëmjes së të martës, që në debri do të shërbejnë si baza mbi të cilën Interi do tëndërtojë strategjinë e tij.
KUQEZINJTË – “Djalli” vjen me një notë më negative se “kushërinjtë”, jo vetëm për sa i përket klasifikimit ku kanë një pikë mëpak se Interi, por edhe për dy transfertat në barazim që mungoninqë prej fundvitit të 2019-ës. Ndaj Sasuolos, vëmendjen e mori rrotacioni i Piolit, që nuk rezultoi aq efektiv sa u mendua, ashtu si fakti që shumë prej yjeve të skuadrës ishin në ditën “jo” të tyre. Lënia nëstol e De Ketelares, Mesiasit e Tonalit, dhe aktivizimi i Diazit, Salmakersit e Pobegës në vend të tyre, pritej t’i jepte ritmin e duhur lojës, por nuk rezultoi e tillë.
Edhe një nga pikat më të forta tëkuqezinjve, shfrytëzimi i inkursioneve një kundër një të Leaos, ushua me kalimin e minutave, ashtu si tentativat nga qendra të TeoHernandezit, që gjithmonë synuan thellësinë. As revolucioni i mëvonshëm me De Ketelaren në fillim si fantazist dhe më pas si numër 9fals, apo edhe me hedhjen në fushë të Mesiasit, Tonalit e Adlisë nukndryshoi gjë në atë që ofruan kuqezinjtë në fushë, që sidoqoftë mund t’i gëzohen edhe sigurisë që ofron Majk Menja mes shtyllave. Por siç paralajmëroi edhe Pioli, në derbi pritet një Milan ndryshe, tënjëjtën gjë që presim edhe nga strategu zikaltër, Inzagi.
Arena e Lajmit
