Milani ka zgjidhur një nga problemet që ka shfaqur në dy sezonet e fundit, atë të krahut të djathtë të mbrojtjes. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar në orët e fundit të merkatos firmën me mbrojtësin e djathtë amerikan Serxhinjo Dest.
Futbollisti, i cili ishte pjesë e Barcelonës në sezonet e fundit, nuk ishte në planet e Ccavit dhe Milani ka përfituar nga kjo mundësi për të siguruar firmën e tij dhe për t’i dhënë Piolit një opsion të rëndësishëm për të dy fazat e mbrojtjes.
Dest ka kaluar vizitat mjekësore dhe sot pasdite ka firmosur kontratën me Milanin, ku vjen në formë huazimi me të drejtën e blerjes së kartonit nga katalanasit .
Arena e Lajmit
