Keqtrajtoi dhe hodhi qenushin nga kati i gjashtë, reagon policia: Referuam materialet në prokurori për veprën “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”

Policia

Në rrjetet sociale u bë viral sot lajmi ku një grua keqtrajtoi e më pas hodhi nga kati i gjashtë një qenush.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e Tiranës, e cila ka bërë me dije sa kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” për shtetasen në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×