Pse nuk pati asnjë të proceduar nga familja Martinaj pasi u kap arsenal armësh? Ministri Manja: Për Policinë ka një ministër përgjegjës

Ulsi Manja232322

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe në banesat e familjarëve të tij, ku u gjetën armë.

Manja tha se ministri përgjegjës për këtë është kolegu i tij Bledi Çuçi.

“Ti iu drejtove ish-prokurorit Ulsi Manja, por në fakt unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje po merren institucionet ligjzbatuese dhe konkretisht policia dhe institucionet përgjegjëse. Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi”, tha Manja.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×