Kombëtarja shqiptare e femrave ka luajtur sot ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Botërorit 2023, duke u mundur në “Elbasan Arena” nga një nga skuadrat pretendente të grupit, Polonia.
Vajzat kuqezi e nisën ndeshjen me një gol të shpejtë të Qëndresa Krasniqit, e cila shënoi që në minutën e 11 të sfidës. Por më pas polaket përmbysën rezultatin që në pjesën e parë me Pahjor, e cila shënoi në minutat 24 dhe 30, me golin e dytë që erdhi me penallti.
Pavarësisht tentativave nga të dy skuadrat, situata nuk ndryshoi në pjesën e dytë dhe Polonia e cila mbeti me 10 lojtarë në shtesën e takimit, siguroi një fitore 2-1 që e mban në garë për vendin e dytë në grup. Tashmë Shqipëria ka edhe një ndeshje për të luajtur në grup, atë ndaj Norvegjisë në transfertë më 6 shtator.
Arena e Lajmit
