U dhunua nga i ati, pas arrestimit të 42-vjeçarit, policia kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershme për 14-vjeçaren afgane në Shëngjin

Lezhe Policia

Policia kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershëm për të miturën afgane në Shëngjin, e cila u dhunua nga i ati.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin afgan F. A. R., 42 vjeç, me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare.

Gjithashtu, ndaj 14-vjeçares u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

U dhunua nga i ati, pas arrestimit të 42-vjeçarit, policia kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershme për 14-vjeçaren afgane në Shëngjin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook