“Juve, kisha kohë që të ëndërroja”, Paredes prezantohet te bardhezinjtë: Jam këtu për trofe

Leandro Paredes ësh të futbollisti më i ri i Juventusit. Mesfushori argjentinas, aq shumë i kërkuar nga trajneri Masimiliano Alegri, jo vetëm që ka kaluar pozitivisht vizitat mjekësore dhe ka ndjekur nga tribuna fitoren e shokëve të tij të rinj në “Allianz Stadium”, por dje ka kryer edhe seancën e parë të plotë, për të qenë gati për transfertën me Fiorentinën këtë fundjavë. Sigurisht që audienca për 28-vjeçarin e ardhur në huazim nga PSG-ja është shumë e madhe, por po ashtu edhe shpresat se ai, së bashku me Pogbanë dhe Lokatelin, do të ngrenë në nivelet e kërkuara cilësinë e mesfushës bardhezi. Këto dhe pak tema të tjera në pritje të prezantimit zyrtar, Paredes i ka prekur në intervistën e shkurtër për kanalin televiziv të klubit.

5437

Paredes ishte një tratativë e gjatë për të mbërritur te Juventusi.Duhej vërtet kaq shumë kohë për të vendosur?

Jam vërtet i lumtur që jam këtu te Juventusi. Kisha shumë dëshirë që ta vishja këtë bluzë prej kohësh, sepse Juventusi është skuadra e ëndrrave të mia. Gjithmonë kam dashur të vij këtu, prandaj nuk mund ta humbja këtë mundësi. Dhe ashtu siç u kisha thënë shokëve dhe familjes sime, doja vetëm Juventusin, ose askënd tjetër. Prandaj, tani po pres me padurim që ta shijoj siç duhet këtë aventurë të re dhe të zbres në fushë me ngjyrat për të cilat bëj tifozllëk.

Mes një morie numrash, pse zgjodhe 32-shin?

Është një numër që më pëlqen shumë. E kam mbajtur te Boka, pastaj tek Empoli dhe gjithashtu edhe te Roma.

Në Torino rigjen edhe Di Marian. Kaq e ngushë është marrëdhënia juaj?

Unë me Angelin kemi një marrëdhënie miqësie shumë të vjetër. Por jo vetëm ne, pasi edhe familjet tona janë njohur prej kohësh dhe gjithashtu edhe fëmijët kanë vite që shkojnë në të njëjtën shkollë së bashku. Prandaj, të qenit tek ekipi i ëndrrave të mia së bashku me Di Marian është vërtet diçka speciale.

Çfarë ju kanë mësuar eksperiencat jashtë Italisë dhe ku mendoni se mund të rriteni apo të përmirësoheni ende?

Sigurisht që kam vend dhe mund të përmirësohem ende shumë. Në futboll çdo ditë është e mirë për të mësuar diçka të re. Por mbi të gjitha, jam këtu për të vazhduar së fituari trofe. I njoh objektivat e klubit dhe di edhe çfarë dua unë të fitoj në vazhdim. Prandaj mendoj se ardhja ime këtu është për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave dhe anasjelltas.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×