Lajmet për ndarjen nga Shakira shqetësojnë spanjollin, Pike nuk mban më dhe sulmon… gazetarët

Mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, ka thënë mjaft dhe nëpërmjet një komunikate të stafit të tij ligjor ka nënvizuar se do të marrë masa ndaj gazetarëve që po ndërhyjnë në punët e tij familjare.

shakira pike

Pike ka qenë protagonist në mediat rozë dhe jo vetëm që pas ndarjes nga Shakira. Ai është ndier i sulmuar nga gazetarët dhe paparacët, që i qëndrojnë te dera e shtëpisë. Jo vetëm kaq, por Pike ka bërë me dije se pjesë e zhurmës mediatike janë bërë dhe dy fëmijët e tij.

Pikërisht shqetësimet që po u shkaktohen fëmijëve të tij kanë sjellë edhe reagimin e ashpër të mbrojtësit të Barcelonës. Nëpërmjet stafit të tij ligjor, ai ka kërcënuar gazetarët dhe paparacët se nëse vazhdojnë të ndërhyjnë në jetën e fëmijëve, do t’i dërgojë përpara gjykatës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×