Në kërkim për shkeljet në bashkinë e Bulqizës, zyrtari vëtëdorëzohet në gjykatë

Gjkko 1

Teksa sot u mbajt seanca gjyqësore për zyrtarët e bashkisë së Bulqizës, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat, një prej punonjësve të këtij institucioni që ishte shpallur në kërkim, është vetëdorëzuar. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Loenard Dacin.

Ky i fundit është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, GJKKO, ku u mbajt dhe seanca gjyqësore.

Kujtojmë se gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ për zyrtarët e arrestuar, mes tyre dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla. Leonard Daci akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×