Pas barazimit në mesjavë me Sasuolon, Milani do të ndeshet në “San Siro” si pritëse përballë Interit në derbin e Milanos. Në konferencën përpara ndeshjes, tekniku i kampionëve të Italisë, Stefano Pioli, u shpreh se skuadra e tij është gati për këtë përballje dhe se do të kërkojë rikthimin te fitorja.
Javë e ngjeshur. Si e keni menaxhuar? – Ne kemi një rrugë të përbashkët. Kemi një bllok lojtarësh që tashmë e kanë treguar që janë shumë konkurrues dhe ka ende hapësira të mjaftueshëm për përmirësim.
Një Milan ndryshe nga sfida me Sasuolon? – E thash dhe pas asaj ndeshje se në derbi ne do të shohim një Milan tjetër. Ne do të provojmë idetë tona me më shumë forcë, më shumë energji dhe më shumë kualitet. Kështu vendosen ndeshjet e mëdha.
A është Interi më i fort? – Është një ligë shumë e balancuar. Këtu ka shumë skuadra që mund të fitojnë. Është e mundur që Interi do të luajë me të njëjtën skuadër si vitin e shkuar. Pres një duel me shumë energji dhe duele.
Kush është favorit? – E shoh si një sfidë të balancuar dhe episodet mund të bëjnë ndryshimin. Duhet që episodet t’i kemi në favorin tonë. Ne kemi idetë tona dhe mënyrën tonë të lojës.
Leao? – Për të fituar këto ndeshjeduhet bërë zgjedhja e duhur në momentin e duhur. Nuk është vetëm Leao, ka shumë situata të tjera që mund të jemi të rrezikshëm.
Ibrahimoviç? – Zllatani është me ne.
Është De Ketelare personi i duhur për Brozoviçin? – Sharlsi është lojtar i fortë. Kur e kemi ne topin, ai bëhet një lojtar që duhet ta kërkosh. Kur topin do ta ketë Interi, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë.
Sa ndryshon Interi pa Lukakun? – Vitin e shkuar ai nuk ishte, kështu që nuk do të ndryshojë shumë. Ata do ta përgatisin ndeshjen me kujdes, njësojë si ne.
Arena e Lajmit
