Tërbuni u ka dhënë fund përgatitjeve dhe është gati që të nisë sezonin. Kundërshtari i parë është Skënderbeu dhe vështirësia dihet, e megjithatë në Pukë nuk tremben. Luajtën në shtëpi dhe “bonus” më të madh nuk ka. Alert Alcani vlerëson kundërshtarin, e megjithatë është i bindur se do t’i bëjnë ballë. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë:

“Presim Skënderbeut në fushën tonë. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë përballje.
Kjo është ndeshja e parë që unë drejtoj Tërbunin. Dëshiroj të marr një rezultat pozitiv dhe ta nisim mbarë sezonin.
Mundësitë i kemi, pasi kemi ndërtuar me lojtarë cilësorë.
U kam kërkuar futbollistëve të jenë me këmbë në tokë dhe shumë të vëmendshëm për 90 minuta lojë. Nuk duhet biem pre.
Në se arrijmë të marrim një trepikësh, sot do të jetë një shenjë e mirë për nisjen e kampionatit. Luajmë para tifozëve tanë dhe kam dëshirë të mos i zhgënjejmë ata, pasi ata presin ta bëjnë festë”.
DITMIR PEMA – Arena e Lajmit
and then