
Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për nga ngjarjet politike më të mëdha që kanë ndodhur përgjatë vitit 2022.
Në lidhje me krizën politike në Britani, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani u shpreh se drama për britanikët ka nisur me Brexit duke u pasuar me tre zgjedhjet gjatë 2022.
Në lidhje me kryeministrin e tanishëm, të ftuarit në studio ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ish-Ministri i Mbrojtjes Edmond Panariti dhe gazetarja Edlira Gjoni, u shprehën se në zgjedhjet e ardhme Rishi Sunak nuk do të rrëzohet por do të konsolidohet.
Pjesë nga biseda në studio:
Pollo: Britania i kaloi krizat në fushën politike. Partia në pushtet kishte një mazhorancë të madhe dhe destabilitet. Një pjesë propagandës në SHBA përpiqen ta paraqesin Britaninë si racist, kemi një kryeministër të huaj, indian. Në qeverinë britanike ka shumë të huaj dhe kjo tregon që jo vetëm që nuk ka racizëm institucional por integrim për pasardhësit e kolonive. Vetëm flet mirë për Britaninë.
Ristani: Drama nuk ka nisur me Boris Johson por me Brexit. Ndodhi vdekja e Mbretëreshës, rritja e normave të interesit dhe ndaj Truss i shko çdo gjë ters. Këto janë pasoja politike. Mendoj që ka qenë një mos menaxhim i një situate të vështirë për tu menaxhuar.
Panariti: Johson u dënua nga populli britanik pasi tjetër gjë bënte e tjetër thoshte. Ardhja e Liz Truss në krye të Britanisë, pati tendencën për të qëndruar idesë konservatore të uljeve të taksave. Kjo nuk u llogarit mirë dhe ndaj u pa që nuk mund të funksiononte pasi ishte jashtë çdo lloj logjike financiare. Sunak është i kujdesshëm, nuk prononcohet. Nuk po lexojmë ende një ofertë të tij se si mendon të nxjerrë Britaninë nga kriza. Deri më tani nuk po e lexoj dot, ndërkohë do me çdo kushte që konservatorët të jenë më parë. Sondazhet thonë që nëse ndodhin zgjedhje, konservatorët do të humbasin, ndaj po fiton kohë.
Gjoni: Paundi është problemi kryesor. Mënyra e tij e zgjedhur është e kundërta që ka bërë Truzz. Vjen i treti brenda viti ku anglezët nuk ia kanë falur dot konservatorëve problemet që kanë hasur me daljen nga BE. Sunak asnjëherë nuk bëhet i drejtpërdrejtë si Truzz dhe të gjithë kundërshtitë që mund te kenë pasur britanikët është për shkak të pasurisë dhe ardhjes së tij në Angli. Mendoj se në zgjedhjet e ardhme Sunak nuk rrëzohet por konsolidohet.
Pollo: Konservatorizmi është të ruash çfarë ke. Popullsitë e kolonive britanike është pranuar dhe shoqëria britanike bashkë me sistemin ekonomik e politik i kanë lënë të lirë. Një shoqëri e hapur që pranon pakicat etnike gjuhësore dhe fetare është për tu lavdëruar. Te laburistët mund të ndodhë e njëjta gjë.
Sunak do rezistojë pasi duket pozitiv me çfarë shohim. Po te këtë një periudhë stabiliteti do mund të ketë mundësi për të fituar zgjedhjet.
Arena e Lajmit
and then