Refuzuan Nejmarin, ironizon Guardiola: Mos krahasoni Halandin me…

Pep Guardiola komenton transferimin e Akanzhit nga Siti në ditën e fundit të merkatos përpara transfertës me Aston Vilën. “Qytetarët” patën mundësinë për të transferuar edhe Nejmarin nga PSG-ja këtë verë, por ata e refuzuan dy herë. Merkatoja e “Qytetarëve” u kompletua dhe trajneri komentoi edhe formën e Erling Halandit me gazetarët, duke e mbajtur norvegjezin larg krahasimeve me Lionel Mesin.

GUARDIOLA

Transferuat Akanzhin në ditën e fundit të merkatos, i cili bëhet qendërmbrojtësi i pestë i Sitit. Çfarë i ofron ai skuadrës?

Ne kishim 4 qendërmbrojtës të pabesueshëm, por në të njëjtën kohë Laport pësoi një dëmtim të rëndë. Ai po përmirësohet, por është ende një muaj e gjysmë larg rikthimit. Ake ka disa probleme muskulore. Ne nuk mund të qëndronim me vetëm dy mbrojtës qendre në këtë kalendar. Patëm një mundësi për të transferuar një lojtar me shumë eksperiencë, që ishte në vitin e fundit të kontratës. Ishte perfekti për çfarë neve na nevojitej. Dhe ai është këtu.

Haland po kalon një formë shumë të mirë, por a është ai gati të luajë çdo tri ditë?

Është 22 vjeç dhe rikuperohet lehtë. Kur të jetë 32 do jetë më e vështirë, por 22 nuk është problem.

A është ai mes më të mirëve në Premier Ligë dhe a mund të bëjmë krahasime mes tij dhe Mesit në të njëjtën moshë?

I admiroj njerëzit që parashikojnë se çfarë ndodh në të ardhmen, unë nuk mund ta bëj dot. Një muaj më parë ai ishte një katastrofë. Tani do të thyejë gjithçka. Unë nuk di çfarë do të ndodhë nesër, imagjino në dy vite. Jemi të kënaqur se si është ambientuar deri tani.

Dhe duket që kuptohet shumë mirë edhe me Alvarezin…

Sulmuesit nuk rivalizojnë me njëri-tjetrin, por me veten e tyre për të shënuar. Sulmuesit e mirë, në karrierën time, mateshin me sa gola shënonin. Ne jemi më shumë se të kënaqur që klubi mundi të transferojë këta dy lojtarë fantastikë. Julian shënoi një gol me të djathtën dhe një me të majtën, të dyja finalizime të shkëlqyera. Ka etikë pune shumë të mirë. Në shumë ndeshje do të luajnë bashkë.

Çfarë ndeshje prisni me Aston Vilën?

Është shumë e rrezikshme. Unë do të preferoja që të ishin në një pozicion më të mirë në klasifikim. Është gjithnjë e vështirë, por të shtunën do të jetë akoma më e vështirë. Ata kanë cilësi dhe Xherrard firmosi edhe me Dendonkerin dhe Bednarekun. Mund ta imagjinoj se sa të fortë do të jenë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×