Histori dhe traditë përballjesh, mësoni disa nga bilancet e ndeshjeve të sotme në Kategorinë e Parë

Duke filluar nga sezoni 2002- 2003, kur Kategoria e Parë zhvillohet me këtë format që ka sot, janë plot 50 skuadra në këto 20 vite që janë bërë pjesë e këtij niveli. Natyrisht, ato kanë regjistruar edhe bilancet përkatëse mjaft interesante me njëratjetrën.

kategoria-e-pare-1

“Panorama Sport” ju njeh ekskluzivisht me historikun e përballjeve të javës së parë, që do të nisë sot me pesë ndeshje në orën 15:00.

FLAMURTARI–LUZI 2008

Bilanci: 1 ndeshje për finalen e Kategorisë së Dytë, përfundoi në barazim 1-1 koha e rregullt, por fitoi Flamurtari 4-1 me penallti;

KORABI–APOLONIA

Bilanci: 2 ndeshje – 0 fitore Korabi, 1 barazim, 1 fitore Apolonia; golavarazhi: 2-3;

TURBINA-BESËLIDHJA

Bilanci: 4 ndeshje – 3 fitore Turbina, 0 barazime, 1 fitore Besëlidhja; golavarazhi: 7-5;

BESA-TOMORI

Bilanci: 10 ndeshje – 3 fitore Besa, 2 barazime, 5 fitore Tomori; golavarazhi: 10-16;

LUSHNJA-BURRELI

Bilanci: 10 ndeshje – 6 fitore Lushnja, 3 barazime, 1 fitore Burreli; golavarazhi: 15-4;

TËRBUNI-SKËNDERBEU

Bilanci: 2 ndeshje – 1 fitore Tërbuni, 0 barazime, 1 fitore Skënderbeu; golavarazhi: 3-2;

DINAMO-ORIKU

Bilanci: 2 ndeshje – 2 fitore Dinamo, 0 barazime, 0 fitore Oriku; golavarazhi: 3-0;

PËRGATITI: FATMIR EFICA


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×