Liverpuli nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në derbin përballë Evertonit, të luajtur në “Goodison Park”.
Sfida ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që patën shumë raste për shënim. Madje në minutën e 69’ Kodej gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e Lampard, por VAR-i e anuloi për shkak të një pozicioni të parregullt.
Kështu ekipi i Jurgen Klop renditet në vendin e 5-të me 9 pikë për momentin, duke u rikthyer dhe njëherë në serinë e rezultateve negative. nga ana tjetër, rivali i qytetit të “Reds”-ave, qëndron në vendin e 16-të me 4 pikë të grumbulluara, pa gjetur ende fitoren e parë.
REZULTATI:
EVERTON 0-0 LIVERPUL
Goli i anuluar i Kodit:
RENDITJA:
Arena e Lajmit
