Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 deputetë, Meta komenton zhvillimet brenda PD: Paradoks! Respektoj…

Meta Ilir

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat ka komentuar situatën politike në PD dhe përjashtimin që Enkelejd Alibaj bëri ndaj 4 deputetëve demokratë.

Meta u shpreh se respekton vendimin e popullit, që është marrë në 6 mars, teksa ka shtuar se kjo ngjarje ishte një paradoks.

 

“Nuk më takon mua të komentoj zhvillime të tilla, pasi qëndrimi se kush është PD është e qartë. Vendimi është marrë në 6 mars. Unë respektoj vendimin e popullit. Lidhur me këtë çështje, me aq sa kam parë ka ndodhur një paradoks. Katër deputetët që janë shembullorë, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit”, u shpreh Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×