Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 deputetë, Xhaferaj: Nuk kam firmosur, vendimi maskaradë!

Aecaa37f 4e52 4763 A0fa 9e3273d60556

Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së të katër deputetëve demokratë, me vendim të Enkelejd Alibeajt, vjen një reagim nga Ferdinand Xhaferaj.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Xhaferaj tha se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi.

“Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i Grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rrinë mirë kostumit opozitar. Kjo tregon për maskaradën e vendimit. Jam marrë dhe do merrem me qeverinë. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe qytetarët shqiptarë. Merrem me politikë prej 30 vitesh dhe asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh. Edhe pse qenë fillim të karrierë s’kemi pasur vendime të vështira.”, tha ai.

Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj sipas vendimit të Alibeaj nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke nisur nga dita e sotme, teksa parlamenti ende nuk është mbledhur në sesionin e ri parlamentar.

“BalkanWeb” raportoi dje se ky vendim i Alibeajt ka ardhur në një kohë kur pjesa më e madhe e grupit parlamentar kanë mbledhur firmat për shkarkimin e tij si kryetar grupi dhe zgjedhjen e Ervin Salianjit.

“Të gjitha këto janë situata hipotetike. Lidhur me firmëtarët unë them se do të firmos çdo kërkesë që ka si qëllim fuqizimin e opozitës. Ne jemi përballë regjimit. Unë jam marrë dhe merrem me qeverinë, për të tjerët që duan të merren brenda opozitës nuk kam koment. Unë kam qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Berishës gjatë kohës së qeverisjes së tij kemi diçka pozitive, sikurse kam menduar që Berisha bashkon shumë mirë një pjesë demokratëve, ka vështirësi t’i bashkojë dhe gjithë dhe po ashtu një pjesë të elektoratit gri, kjo është ajo që na ndan. Theksoj, të kesh kritika brenda opozitës…Ditën që Rama afron Agron Celën opozita largon Agron Shehaj, e kuptoni!? Unë kam firmosur dhe do të vazhdoj të firmos çdo kërkesë që fuqizon opozitën dhe do të qëndroj kundër regjimit. Zotin Salianji këtu do ta keni dhe do ta pyesni drejtpërdrejt. Nuk nisem se çfarë qëndrimesh kanë individët, e them për të disatën herë; Unë e theksoj se çdo iniciative që fuqizon opozitën do të ketë mbështetjen. Përjashtimi i katër deputetëve është një maskaradë,”, tha ai.

Deklarata e plotë:

Jam sot para jush për të denoncuar një akt të pashembullt, të injorimit të Kuvendit nga qeveria e Shqipërisë. Gjithçka ndodh në një situatë kur ish-ministri i Millosheviçit, Presidenti Vucic kërcënon me luftë qytetarët e Kosovës. Konform parashikimeve ligjore mbi angazhimin e deputetëve të Komisionit të Sigurisë, një grup prej nesh kemi kërkuar që më datë 19/12/2022 mbledhjen e këtij komisioni për shkak të situatës shqetësuese të krijuar në veri të Kosovës.

Më së shumti, kjo kërkesë erdhi pas deklaratës së Presidentit Vuçiç për futjen e ushtrisë serbe në këtë territor. Siç konfirmohet edhe në dokumentet që do t’ua vë të gjithëve në dispozicion, kërkuam një seancë dëgjimore urgjente në komision me: Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhacka; me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi; dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Helidon Bendo. Përmes kësaj seance dëgjimore synonim vënien në dijeni të komisionit si edhe të Kuvendit mbi hapat e mëtejshme të Republikës së Shqipërisë në politikën e jashtme dhe te sigurise përballë këtyre zhvillimeve të rrezikshme për Kombin Shqiptar. Referuar sa më sipër, në cilësinë e zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, i kam kërkuar Kuvendit më datë 20/12/2022 pjesëmarrjen në këtë seancë dëgjimore edhe të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, pjestarë të Komisioneve për Cështjet e Sigurisë dhe Mbikëqyrjes se Agjencisë së Inteligjencës, nisur nga një marrëdhënie e ngjushtë bashkëpunimi mes komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës si edhe nga situata kritike me të cilën po përballet Kosova.

Por çfarë ndodhi?
Me një akt të pashembullt, qeveria ka injoruar krejtësisht Kuvendin duke mos iu përgjigjur kësaj kërkese.

Kjo na bën të besojmë se qeveria ka injoruar Kuvendin e Shqipërisë sespe ka respektuar Vuçiçin.
Them këtë sepse qeveria shqiptare nuk ka guxuar asnjëherë të dënojë deklaratat luftnxitëse të Presidentit Vuçiç duke futur forcat serbe në Kosovë, i cili në fakt është një dorë e zgjatur e Millosheviçit dhe shovinizmit serb në rajonin tonë. Ne kemi hapur negociatat me BE-ne dhe ky qendrim i paprecedente i qeverise ndaj kuvendit eshte nje cenim tejet rende i kritereve politike qe duhet te permbushen. Nje dimension shume i rendesishem ne keto kritere eshte edhe mbikqyrja parlamentare ndaj qeverise.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×