
Deputeti Luan Baçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi vendimin për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar, duke e quajtur veprimin e Enkelejd Alibeaj, një veprim qesharak.
Gjatë bisedës në studio, Baçi tha se fundin e Alibeajt e parashikon të turpshme dhe shumë të shpejtë.
Ndër të tjera ritheksoi se Berisha është oksigjen për Partinë Demokratike.
Kujtojmë se nga grupi u përjashtuan Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.
“Veprimi qesharak i Alibeajt vërteton se ku e kanë katandisur veten Alibeaj dhe Basha. Dy mbeten personat që vazhdojnë diçka të tillë. Këta e bëjnë jo pa qëllim. PD ka marrë formën e saj, si në terren po ashtu edhe në parlament”, tha ai.