Zhoze Murinjo u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 4-0 që skuadra e Romës pësoi në transfertë ndaj Udinezes. Në prononcimin për mikrofonat e DAZN, tekniku portugez ndër të tjera u shpreh:
“Preferoj të humbas një herë 4-0 sesa katër ndeshje me rezultatin 1-0, kështu që janë tre pikë të humbura dhe jo dymbëdhjetë… Sigurisht, është e vështirë, por tani do të duhet të jemi në gjendje të ecim përpara.
Kur humbet 4-0 nuk flet për arbitrin, por kur e pamë se kush ishte, kuptuam se ai kishte një ndjenjë perfekte me Udinezen. Kartoni i parë i verdhë i dhënë është prej një artisti”, u shpreh Murinjo.
Arena e Lajmit
